PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 10 |
Vizitat (këtë muaj): | 21678 |
Vizitat (këtë vit): | 99629 |
Vizitat (totale): | 1093171 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Dita botërore e dhurimit të gjakut , 14 qershor 2017 Çka mund të bëjmë? Dhuro Gjak Dhuro Tani Dhuro Shpesh |
Më 14 qershor çdo vit, vendet në botë shënojnë Ditën e dhurimit të gjakut.Kjo ngjarje shërben për të rritur ndërgjegjësimin e nevojës për gjak të sigurt dhe produkteve të gjakut dhe për të treguar vlerësimin ndaj donatorëve për dhuratën e tyre, gjakun që shpëton jetë.
Fokusi i fushatës së këtij viti
Çdo vit rastet urgjente e godasin jetën dhe shëndetin e milion njerëzve. Në dekadën e fundit më shumë se 1 milion vdekje janë shkaktuar nga aksidentet, dhe më shumë se 250 milionë njerëz janë të prekur nga rastet urgjente çdo vit.Fatkeqësitë natyrore, si tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë krijojë nevojën për kujdesin shëndetësor emergjent, ndërsa në të njëjtën kohë, ato shpesh shkatërrojnë objektet vitale shëndetësore.
Aksidenteve të shkaktuara nga faktorë të njeriut, të tilla siç janë aksidentet e trafikut dhe konfliktet e armatosura, krijojë një nevojë themelore të kujdesit shëndetësor dhe nevojën për trajtimin e linjës së parë.
Transfuzioni i gjakut është një komponent thelbësor e kujdesit emergjent. Furnizimi me gjak gjatë rasteve urgjente kërkon organizim të mirë për dhurimin e gjakut, dhe ajo mundë të sigurohet duke angazhuar të gjithë popullatën për dhurim të gjakut falas gjatë gjithë vitit.
Slogani i fushatës së këtij viti
Këtë vit fushata do të fokusohet në dhurimin e gjakut në rastet urgjente. Në kriza apo në situatë të jashtëzakonshme, reagimi natyral i njeriut është,, Çka mundë të bëj,,, ,, Si mund të ndihmoj,,? Për atë slogani i fushatës së këtij viti është se Çka mundë të bëjmë, me mesazh të dytë: Dhuro gjak, Dhuro tani, Dhuro shpesh.
Fushata thekson rolin e çdo personi të vetëm që mund të luajë për të ndihmuar të tjerët në raste urgjente, duke i dhënë dhuratë të çmuar të gjakut. Gjithashtu, fushata përqendrohet në faktin se ajo është e rëndësishme për të dhuruar gjak rregullisht, ashtu që shuma e gjakut do të jetë e mjaftueshme para se të ndodh rast urgjent.
Qershor , 2017
Burimi : http://www.who.int/
Përgatiti : Branka Krstev
|