PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 195 |
Vizitat (këtë muaj): | 195 |
Vizitat (këtë vit): | 195 |
Vizitat (totale): | 1477224 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Jepni fëmijëve tuaj mbështetjen dhe parandalimin e shumë sëmundjeve të rënda infektive – me kohë nëpërmjet imunizimit të rekomanduar ( thirrje nga Qendra për parandalimin kontrollin e sëmundjeve).
Për prindërit nuk ka gëzim më të madh se sa fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm dhe të lumtur pa çrregullime të mëdha për shëndetin e tyre të cilët mundë të shkaktojnë pasoja të rrënda. Është qëllim themelor i autoriteteve shëndetësore dhe punëtorëve për ta mbrojtur popullsinë nga sëmundjet e panevojshme dhe të rënda të cilat mundë të rezultojnë me pasoja shumë të këqija për familjen dhe shoqërinë. Derisa fëmijët tuaj i vaksinoni me të rekomanduarat vaksina të sigurta, do të parandaloni sëmundjen e tyre nga 14 sëmundjet( p sh . fruthin, kollën e mirë, paralizën e fëmijëve etj.)
Arsyet për vaksinimin e fëmijëve:
- Sëmundjet e rënda janë ende të pranishme në botë dhe në vendin tonë.
Zvogëlimi ose parandalimi i plotë i shumë sëmundjeve ngjitëse që mundë të arrihen me vaksinimin e fëmijëve në kohë, është një nga përfitimet themelore historike në historinë e shëndetit publik. Për fat shumë të mirë prindërit e rinj nuk janë takuar me kësi lloj sëmundje siç janë : paraliza e fëmijëve, fruthi ose kolla e mirë, kështu që nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme për vaksinimin dhe parandalimin për fëmijët e tyre. Por këto sëmundje janë ende të pranishme dhe shumë të rrezikshme, e cila arsyeja kryesore për vaksinim në kohë për fëmijët sipas kalendarit për imunizim.
- Sëmundjet infektive nuk njohin kufij dhe shumë lehtë mund të bëhen epidemi.
Në vendet e zhvilluara ku ekziston parandalimi dhe organizimi i shëndetit publik nuk takohen sëmundjet nga tipi i paralizës së fëmijëve, kolla e mirë apo fruthi, por në vendet e pazhvilluara të botës ato janë të pranishme dhe munden lehtë të jenë të transmetuara në mjedisin tonë.
- Vaksinimi është dëshmuar zgjidhje e sigurt për parandalimin e sëmundjeve me vite mbrapa.
Shumë shkencëtarë dhe profesionist mjekësor i kanë vlerësuar informacionet për vaksinimin e fëmijëve me qëllim për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e tyre. Vlerësimi ndihmon për të riparuar dhe realizuar rekomandimin për vaksinimin e fëmijëve në çdo aspekt të sigurisë dhe shëndetësisë.
- Fëmijët kanë nevojë për imunizimin e hershëm.
Fillimi i vaksinimit të fëmijëve është doemos sipas kalendarit për imunizim me qëllim të jenë të gjitha dozat e nevojshme nga vaksinimi që do të parandalohet shfaqja e shumë sëmundjeve ngjitëse dhe të rënda.
- Vaksinimi mbron shëndetin tuaj,familjen,miqtë dhe shoqërinë.
Ma vaksinimi në kohë sëmundjet p. sh. Te fqinji i cili është sëmurë rëndë dhe nuk është në gjendje të pranon vaksinë apo të sëmuret fëmija i porsalindur i shokut tuaj më të mirë i cili ende është i ndjeshëm sepse nuk ka krijuar ende imunitet.
- Imunizimi ju jep fuqi që ta mbroni fëmijën tuaj nga sëmundjet.
Vaksinimi me vaksinat e rekomanduara dhe të sigurta në dispozicion në institucionet përkatëse shëndetësore ju mundëson jetë të lehtë dhe të sigurt për ju,fëmijët tuaj dhe komunitetin më të gjer.
|