Të nderuar,
ISHP Qendra e Shëndetit Publik - Shkup është institucion publik shëndetësor, veprimtaria kryesore e të cilit është mbrojtje preventive shëndetësore në rajonin e Shkupit, ndërsa në bazë të Ligjit për shëndet publik, Ligjit për mbrojtje shëndetësor, Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive dhe Ligji për siguri të ushqimit.
ISHP Qendra e Shëndetit Publik – Shkup në kuadër të kompetencave të veta realizon këto aktivitete:
- ekzaminime (kontrolle) higjienike (sanitare) shëndetësore të të punësuarve;
-testim për strisho nga sipërfaqet e punës;
- analiza e sporeve dhe funksioni i sterilizuesve;
- analiza bakteriologjike e strishove të fytit, strishove të hundës, kopkulturës dhe hemokulturës;
- Strisho nazofaringeal për zbulimin molekular të SARS / COVID 19 (test PCR)
- zhvillojmë trajnime për fitimin e njohurive bazë të sigurisë së ushqimit, për personat e punësuar në objektet e prodhimit dhe tregtisë me ushqim;
- shërbime laboratorike mikrobiologjike dhe fiziko-kimike për testimin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, ujit të pijshëm, ujërave sipërfaqësore, ujërave të zeza dhe lëndëve të ngurta etj.;
- testim i cilësisë së ajrit,
- matje e zhurmës;,
- studimi dhe monitorimi i kushteve sanitare higjieno-ekologjike, shëndetësore dhe ekologjike përsa i përket sigurisë së ushqimit, etj., si dhe analiza dhe vlerësimi i të dhënave laboratorike dhe propozimi i masave për tejkalimin e problemeve shëndetësore publike.
- dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim i hapësirave publike dhe objekteve;
- imunoprofilaksia dhe kemoprofilaksia (vaksinimi).