PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 1044 |
Vizitat (këtë muaj): | 21543 |
Vizitat (këtë vit): | 99494 |
Vizitat (totale): | 1093036 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Dita Botërore e luftës kundër SIDËS, 2021
“FUNDI I PABARAZIVE.
FUNDI I SIDËS.”
1 dhjetor 2021
Tema e Ditës Botërore e luftës kundër SIDËS, 2021është “Të japim fund pabarazisë. Fundi i SIDËS. OBSH dhe partnerët e saj theksojnë pabarazitë në rritje në qasjen të shërbimeve bazë për HIV.
HIV mbetet një problem i madh i shëndetit publik që prek më shumë se 2 milionë njerëz në Rajonin Evropian të OBSH-së.
Më 1 dhjetor 2021, OBSH u bën thirrje liderëve dhe qytetarëve që të bashkohen për të trajtuar pabarazitë e shkaktuara nga SIDA dhe për të kontaktuar ata që aktualisht nuk marrin shërbimet bazë për HIV.
Faktet kryesore
- HIV vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme globale e shëndetit publik, duke marrë 36.3 milionë jetë.
- Nuk ka mjekim për HIV infeksionin. Megjithatë, me rritjen e qasjes në parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin efektiv për HIV-in, përfshirë infeksionet oportuniste, HIV është bërë një gjendje shëndetësore kronike e menaxhueshme, duke u mundësuar njerëzve që jetojnë me HIV të jetojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
- Në fund të vitit 2020, kishte rreth 37.7 milionë njerëz që jetonin me HIV, nga të cilët mbi dy të tretat (25.4 milionë) ishin në rajonin afrikan të OBSH-së.
- Në vitin 2020, 680,000 njerëz vdiqën nga shkaqe të lidhura me HIV dhe 1.5 milion njerëz u infektuan me HIV.
- Për të përmbushur objektivat e reja të propozuara globale 95–95–95 të vendosura nga UNAIDS, do të na duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të shmangur skenarin më të keq të gjysmë milioni vdekjeve të tepërta të lidhura me HIV në Afrikën Sub-Sahariane, një rritje të infeksioneve me HIV për shkak të ndërprerjeve të shërbimit për HIV gjatë KOVID-19 dhe reagimit të ngadaltë të shëndetit publik ndaj HIV.
Përgatiti: Branka Krstev, punëtor i dipm. social/Reparti për mjekësi sociale
(dhjetor, 2021)
Burimi: https://www.euro.who.int/
|