PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 836 |
Vizitat (këtë muaj): | 4674 |
Vizitat (këtë vit): | 114697 |
Vizitat (totale): | 1108239 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
“Jo”për vaksinimin kundër gripit kushton mijëra jetë njerëzish
Çdokush që ka mbi 65 vjeç, me sëmundje kronike, grat shtatzëna apo personat shëndetësor, duhen të vaksinohen çdo vit kundër gripit.
Çdo vit,afër 500,000 persona në botë vdesin për shkak komplikimit nga gripi. Rreth 10% nga këto rastet janë në Evropë.
Shumë nga këto jeta mundë të shpëtohen me një procedurë të thjeshtë: marrja e vaksinës kundër gripit ,, thotë Caroline Brown, menaxher i programit për influencë dhe tjera patogjene të frymëmarrjes në rajonin e Evropës të OBSH-së.
Çdo vit së paku 30 milion njerëz në rajonin Evropë të OBSH-së vendosin që të vaksinohen kundër gripit. Çdo i moshuar prej 65 vjeç secili ka sëmundje kronike , shtatzënat dhe të punësuarit shëndetësor duhen të jenë njëri nga ato.
Njerëzit mbi 65 vjeç dhe njerëzit që kanë probleme kronike shëndetësore janë më shumë në rrezik
Personat me rrezik më të madh nga komplikimet serioze të gripit janë ato persona mbi 65 vjeç: 8 nga 10 vdekjeve të lidhura me gripin janë të kësaj moshe.
Kjo është për shkak se sistemi imunitar dobësohet me moshën dhe bëhet më pak efektive në luftimin e infeksioneve, duke përfshirë edhe gripin.
Për më tepër, nëse personi tashmë ka sëmundje të zemrës, diabet, sëmundje kronike të veshkave, sëmundje kronike të mëlçisë ose sëmundje të mushkërive, gripi mund të përkeqësojnë këto kushte dhe është fatale.
Mënyra më efikase që të parandalohet gripi dhe pasojat e tij serioze është vaksinimi
OBSH në rajonin Evropian rekomandoi që njerëzit mbi 65 vjeç dhe personat me probleme kronike të shëndetit të marrin vaksinën kundër gripit çdo vit.
Vaksinat e gripit janë të sigurta, dhe efektet anësore janë të vogla, sidomos kur krahasohet me rrezik më të lartë të komplikimeve të gripit.
Gratë shtatzëna dhe punëtorët shëndetësorë ,gjithashtu ,kanë nevojë për vaksinim vjetore kundër gripit
OBSH rekomandon që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër gripit, për shkak se ato janë të ekspozuara ndaj gripit rëndë që mund të ketë efekte negative për fetusin. Vaksinimi kundër gripit i dhënë gjatë shtatzënisë mund, gjithashtu ta mbrojë edhe foshnjën nga gripi në muajt e para të jetës së tij.
Në mënyrë të ngjashme, punëtorët shëndetësor konsiderohen si grup i rrezikut për shkak se ata janë të ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të viruseve , duke përfshirë virusin e gripit, dhe ata kanë nevojë për mbrojtje.
Nëntor 2015
Përgatiti: Branka Krstev
E marrë nga : http://www.euro.who.int/
|