PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 957 |
Vizitat (këtë muaj): | 28821 |
Vizitat (këtë vit): | 106772 |
Vizitat (totale): | 1100314 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Trashësia dhe mbipesha
Faktet kryesore:
- Trashja në botë është rritur më shumë se dyfish nga viti 1980;
- Në vitin 2014 më shumë se 1,9 miliard të rritur, më të moshuar se 18 vjeç , janë me mbi peshë. Nga ato 600 milion janë të trashë;
- 39% nga popullsia e pjekur të moshës mbi 18 vjeç, janë me mbi peshë, ndërsa 13% janë të trash , në vitin 2014;
- Shumica e popullsisë në botë që jeton në vende ku mbipesha dhe trashja vrasin më shumë njerëz se sa kequshqyerja;
- 42 milion fëmijë më të vogël se 5 vjeç , janë me mbi peshë apo të trashë, në vitin 2013 ;
- Trashja mundë të parandalohet.
Mbi pesha dhe trashja definohen si akumulim i parregullt apo yndyra të tepërta të cilët mund ta dëmtojnë shëndetin.
Body mass index-от, BMI, është indeks që zakonisht përdoret klasifikimin e mbi peshës dhe trashjes te të rriturit. Ajo definohet si pesha e personit në kilogram e ndarë në metër katror (kg/m2).
Definicioni i OBSH-së është:
BMI më e lartë apo njëjtë në 25 është mbi pesha , dhe
BMI më e lartë apo njëjtë në 30 është trashja.
Çka e shkakton trashjen dhe mbipeshën
Shkaku kryesor i trashjes dhe mbipeshës është një çekuilibër i energjisë ose çekuilibër mes kalorive të konsumuara dhe të përdorura. Globalisht ekziston:
- Rritja e futjes së ushqimit të pasuruar me nivel të lart të yndyrave, dhe
- Rritja e jo aktiviteteve fizike për shkak të: rritja e mënyrës së transportit dhe urbanizim i rritur.
Cilat janë pasojat më të shpeshta shëndetësore të mbipeshës dhe trashësisë?
Rritja e BMI është faktor i rrezikut për sëmundjet jo ngjitëse të cilat janë:
sëmundjet kardiovaskulare (kryesisht sëmundje të zemrës dhe sëmundjet ishemike cerebrovaskulare), të cilët janë shkaqe kryesore të vdekjes në vitin 2012;
diabeti;
çrregullime e muskujve skeletor (sidomos osteortritot) dhe
disa lloje të kancerit (të endometral , gjirit dhe zorrës së trash).
Rreziku nga sëmundjet jo ngjitëse rritet me rritjen e BMI.
Trashja te fëmijët është e lidhur me rritje të mundshme për trashësi, vdekje e parakohshme dhe personat me aftësi të kufizuar në moshën e rritur.
Përreth rreziqeve në të ardhmen, fëmijët e trashë kanë vështirësi në frymëmarrje, rritje të rrezikut të frakturave, hipertension, shenjat e hershme të sëmundjeve kardiovaskulare, rezistenca e insulinës dhe pasojat psikologjike.
Si mund të parandalohet mbi pesha dhe trashësia?
Në nivelin individual njerëzit munden:
üta kufizojnë futjen e yndyrave dhe sheqernave;
üta rrit konsumimin e pemëve dhe perimeve , si dhe bimët bishtajore;
ütë kenë aktivitete të rregullta fizike (60 minuta në ditë për fëmijë dhe 150 minuta për të rriturit).
Në nivelin social, është e rëndësishme:
üMbështetja e individëve në vazhdimësi në nivel individual, përmes angazhimit të qëndrueshëm politik dhe bashkëpunimi i anëve publikë dhe privatë dhe
üZgjedhja e aktiviteteve fizike të rregullta dhe ushqim i shëndetshëm të jetë i pranueshme dhe i arritshëm për të gjithë, sidomos për njerëzit më të varfër .
üIndustria e prodhimtarisë mundë të ketë rol të rëndësishëm në promovimin e ushqimit përmes:
üZvogëlimin e përmbajtjes së yndyrave, sheqerit dhe kripës në ushqimin e prodhuar.
Mars , 2016
Burimi: OBSH
Përgatiti : Branka Krstev
|