PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 740 |
Vizitat (këtë muaj): | 4175 |
Vizitat (këtë vit): | 444554 |
Vizitat (totale): | 1438096 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
|
OBSH kohët e fundit nisi një fushatë globale një vjeçare për Ditën Botërore pa Duhan 2021 – “Përkushtoni që të hiqni dorë”. Kjo fushatë synon të mbështesë 100 milion njerëz në të gjithë botën në përpjekjen e tyre për të lënë duhanin përmes iniciativave të ndryshme dhe zgjidhjeve digjitale.
Kjo do të ndihmojë në krijimin e mjediseve më të shëndetshme që janë të adaptueshme për lënien e duhanit nga:
- përfaqësimi i politikave të forta për ndërprerjen e duhanit
- promovimi i qasjes së madhe deri te shërbimet për ndërprerje
- ngritja e vetëdijes për taktikat e industrisë së duhanit
- përforcimi i metodave për përdoruesit e duhanit të bëjnë përpjekje të suksesshme që të heqin dorë nga duhani përmes iniciativës “lëre dhe fito”.
Pandemia me COVID -19 solli deri miliona përdorues të duhanit të cilët dëshirojnë të largohen nga cigaret. Megjithatë lënia e duhanit është një sfidë, veçanërisht me strese plotësuese sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia.
Në nivel botëror, rreth 780 milion njerëz thonë se duan të lënë, por vetëm 30% kanë qasje në mjete që mund t'i ndihmojnë ata të kapërcejnë varësinë fizike dhe mendore ndaj duhanit. Së bashku me partnerët, OBSH do t'u sigurojë njerëzve mjetet dhe burimet e nevojshme për përpjekje të suksesshme për lënie e duhanit.
Lënia e duhanit ka përfitime të madha të drejtpërdrejta shëndetësore
Ekzistojnë përfitime të drejtpërdrejta dhe afatgjate shëndetësore nga lënia e duhanit. Pas vetëm 20 minuta nga lënia e duhanit, ritmi i zemrës ngadalëson. Në afat prej 12 orësh niveli i karbonit monoksid në gjak bie në atë normalen. Në afat prej 2-1 javë qarkullimi përmirësohet dhe funksioni i mushkërive të bardha rritet. Në afat prej 1-9 muaj, kollitja dhe frymëmarrja e rënduar qetësohet. Në afat prej 5-15 vjet, rreziku i sulmit në tru zvogëlohet në rrezik të nivelit të jo duhan pirësit. Për 10 vjet, norma e vdekjes nga kanceri në mushkri të bardha është rreth gjysmës së asaj të duhan pirësit. Në afat prej 15 vjet, rreziku nga sëmundjet e zemrës është si rrezik i atij që nuk pi duhan.
Politikat dhe kapacitet për ndërprerjen e duhanit në Rajonin e Evropës së OBSH patjetër që duhet të përmirësohen
Politikat për të ndaluar dhe zvogëluar kërkesën për duhan janë më pak të zbatuara nga të gjitha Konventat e kornizës së OBSH-së, në rajonin Evropian vetëm 8 vende ofrojnë shërbime të ndërprerjes së duhanit, shumica e të cilave janë vende me të ardhura të larta.
Qeveritë duhet ta njohin këtë nevojë të paplotësuar dhe të veprojnë sipas saj si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse të kontrollit të duhanit. Ndërmjetësimi për ndërprerjen e duhanit në të gjithë nivelin e popullsisë duhet të jetë një përparësi për vendet. Në të njëjtën kohë, inovacioni dhe teknologjitë e lëvizshme duhet të inkurajohen të përdoren plotësisht për të përmirësuar qasjen deri në tërësi, veçanërisht deri te banorët rëndë të arritshëm.
Zgjidhjet digjitale të cilat ju kanë ndihmuar 1,3 miliardë përdoruesve të duhanit në botë të heqin dorë nga pirja e duhanit
OBSH-ja ka nisur një iniciativë të re për lënien e duhanit, e cila u mundëson njerëzve, ndër të tjera, qasje falas deri në këshillimin digjital. OBSH-ja ka bashkëpunuar me kompani teknologjike si Facebook, WhatsApp dhe Soul Machines për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbështetur përdoruesit e duhanit për të lënë duhanin me ndihmën e chatbots dhe profesionistëve të shëndetit digjital. Për shembull, Florence, një këshilltar digjital i bazuar në inteligjencën artificiale, i ndihmon njerëzit të zhvillojnë një plan të personalizuar për të lënë duhanin dhe i drejton ata drejt aplikacioneve të disponueshme për celularë dhe linjave të lënies falas në vendet e tyre. Kurse WhatsApp dhe Quit Challenge, u lejon përdoruesve të regjistruar mesazhe falas se si ta lënë duhanin, drejtpërdrejt nga celularët e tyre.
Këto dhe mjete të tjera globale dhe rajonale të ndërprerjes së duhanit do të prezantohen si pjesë e fushatës të Ditës Botërore pa Duhan 2021, e cila do të përsërisë se shërbimet e forta të ndërprerjes së duhanit përmirësojnë shëndetin, shpëtojnë jetë dhe kursejnë para.
Burimi: https://www.euro.who.int/
|