PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 690 |
Vizitat (këtë muaj): | 28086 |
Vizitat (këtë vit): | 468465 |
Vizitat (totale): | 1462007 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Sëmundjet e sistemit qarkullues,
Problem i rëndësishëm për shëndetin publik
Sëmundjet jo ngjitëse – sëmundjet kardiovaskulare,tumoret malinje,sëmundjet e sheqerit dhe të tjerë, me dekada mbrapa dominojnë në patogjenë tonë ndërkombëtare. Sëmundjet jo ngjitëse në vendin tonë janë shkaqe kryesore për morbiditet,paaftësi dhe vdekje të parakohshme( nën moshën 65 vjet).
Shkaqet kryesore për vdekje në Maqedoni, janë pothuajse identike me ato pjesë të zhvilluara të botës. OBSH në raportet për vdekshmëri globale publikon se nga sëmundjet kronike jo ngjitëse çdo vit vdesin mbi 36 milion njerëz, ose janë 63% e vdekshmërisë së përgjithshme të popullatës botërore. Në këto grup të madh të sëmundjeve në vend të parë janë sëmundjet e sistemit qarkullues. Sipas disa vlerësimeve nga viti 2008, nga ata në botë kishin vdekur 17,54 milion njerëz , dhe kjo është 30% e vdekshmërisë globale të popullsisë. Nga ato 7,3 milion njerëz kanë vdekur nga sulmi në zemër, ndërsa 6,2 milion kanë vdekur nga sulmi në tru. Mbi 80% e vdekjeve në të gjitha rajonet e botës,përveç në Afrikë, kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Përfaqësimi është pothuajse e barabartë në të dy gjinitë në grup moshën 55-57 vjet. Nëse këto tendenca vazhdojnë në vitin 2003 pritet nga sëmundjet të sistemit qarkullues të vdesin mbi 23,3 milion njerëz, ndërsa sëmundjet të zemrës dhe sulmit në tru do të jenë shkaku kryesor për vdekje.
Sëmundjet e sistemit qarkullues në praktikë,shpesh herë quhet sëmundje kardiovaskulare. Ato përfshinë më tepër grup sëmundjesh të zemrës dhe enëve të gjakut dhe ato: sëmundjet arterie- sëmundje në enët e gjakut, në muskulin e zemrës: sëmundjet cerebrovaskulare- sëmundjet të enëve të gjakut në tru, sëmundje në enët e gjakut të gjymtyrëve; sëmundjet reumatike- sëmundjet të muskulit të zemrës dhe valvul për shkak të kalimit të etheve reumatike e shkaktuar nga infeksionet streptoksike, trombozë në venat e thella dhe emboli pulmunar. Një pjesë e madhe e tyre ndodh si rezultat i ndryshmëve aterosklerotike në enët e gjakut arterial.
Arsyeja kryesore për paraqitjen e tyre më shumë faktorë të rrezikshëm janë ndarë në dy grupe:
- Faktorët e rrezikut të pandryshueshëm, të cilët përfshijnë; moshë,gjini,faktor gjenetik;
- Faktorët e rrezikut të ndryshueshëm, të cilët përfshijnë: pirje të duhanit,mos ushqimi,diabeti,shtimi në peshë,presioni i ngritur i gjakut,mungesa e elementeve kryesore të ushqimit(p.sh. omega-3 acidet yndyrore dhe antioksidantë polyphenols )zhurma të tepruara,stres,depresion,sëmundje periodontale, çrregullimi hormonal te gratë pas menopauzës. Gjithashtu nuk mund të neglizhojë ndikimin e disa përcaktuesve sociale,ekonomike dhe kulturore të këtyre sëmundjeve,siç është niveli i arsimimit,të ardhurat,sigurimi shëndetësor,globalizimi,urbanizimi dhe plakja e popullsisë.
Sëmundjet të sistemit qarkullues mbeten një nga problemet kryesore më të mëdha shëndetësore dhe në të ardhmen, në më shumë vende të botës. Sepse ato janë një përparësi strategjike për OBSH-në. Objekti kryesor është për të reduktuar morbiditetin dhe mortalitetin nga këto sëmundje nëpërmjet:
- Reduktimi efektiv i faktorëve të rrezikut të cilat lidhen me përcaktuesin e shëndetit;
- Zhvillimi bashkëkohorë i kosto-efektive risi në trajnim;
- Tendenca e monitorimit të këtyre sëmundjeve dhe faktorët e tyre të rrezikut.
|