PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 803 |
Vizitat (këtë muaj): | 28199 |
Vizitat (këtë vit): | 468578 |
Vizitat (totale): | 1462120 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Dimensioni i katërt i shëndetit- shëndet shpirtëror
Shëndeti është një nga elementet më të rëndësishme dhe atributet e jetës sonë,parakusht për kryerjen e aktiviteteve të përditshme për cilësi,jetë e plotë dhe e lumtur në përgjithësi. Idetë për kuptimin e shëndetit kanë ndjekur zhvillimin shoqëror,mendimin mjekësor dhe shkencorë në përgjithësi. Nga kohët e lashta e deri më sot janë bërë shumë përpjekje që shëndeti të shpjegohet dhe definohet i plotë.
Të kuptuarit bashkëkohorë të shëndetit, bëhet kur Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë formimit të saj në vitin 1948, në statut hyn definicioni i cili vijon: Shëndeti është gjendje e plotë fizike,mirëqenie mendore dhe sociale dhe jo vetëm mungesa e sëmundjes dhe paaftësive.
Në 10-vitet e fundit në konferencat ndërkombëtare profesionale në fushën bio-mjekësore dhe shëndetit publik, si dhe në literaturën profesionale, definicioni për shëndetin publik,tu futur në statusin e OBSH-së, plotësohet gjithnjë e më shumë nga dimensioni i katërt-shëndet shpirtëror. Në kuptimin e përgjithshëm,shëndeti shpirtëror përfshin një ndjenjë të përmbushjes dhe kënaqësisë nga jeta e tyre,vlera pozitive, vetëbesimi dhe vetë respektimi,paça dhe qetësia dinamike me baraspeshë,emocionet pozitive,mbështetja dhe gatishmëria për ti ndihmuar të tjerët,përgjegjësia dhe kontributi për të mirën e përbashkët si dhe menaxhimi i suksesshëm i problemeve dhe kërkesave të jetës së përditshme dhe stresi social. Inteligjenca emocionale,shpirtërore dhe kompetente përbërëse të shëndetit shpirtëro në kuptim më të gjerë është sinonim i njerëzimit dhe integritetit të përgjithshëm të një personi. Niveli i ulët potencial shpirtëror të një individi është bazë e manifestimit të tipareve negative të personalitetit duke shkaktuar dëme njerëzve të tjerë të sistemit të vlerave në komunitetin më të gjerë dhe të përbashkët.
Materiali është marrë nga Vox Medici, Gazeta e Shoqatës mjekësore të Maqedonisë, nr. 82, mars 2014.
Autor i punimit, Drejt dimensionit të katërt të shëndetit-shëndetit shpirtëror është prof. Dr. Donqo Donev, Institut i mjekësisë sociale ,,Fakultet i Mjekësisë të Universitetit Shën. Kirili dhe Metodi në Shkup.
|