PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 57 |
Vizitat (këtë muaj): | 2520 |
Vizitat (këtë vit): | 112543 |
Vizitat (totale): | 1106085 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Shëndeti i grave
Adoleshentët
(10-19 vjeç)
Shëndeti mendordhe lëndimet
Vetë lëndimet, lëndimet e trafikut dhe mbytja janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në mesin e adoleshentëve në mbarë botën.
Çrregullimi depresiv te adoleshentët të moshës 15-19, skizofrenia, është shkaqet udhëheqëse për këtë sëmundje.
HIV/AIDS
Në vitin 2011, rreth 820,000 burra dhe gra të moshës 15-24 vjeç ishin të infektuar me HIV në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme: më shumë se 60 % nga ata ishin gra.
Në përgjithësi, vajzat adoleshente dhe gratë e reja (15-24 vjet) janë dy herë më shumë në rrezik nga infektimi HIV se sa burrat dhe të rinjtë në të njëjtën moshë. Ky rrezik i lartë nga HIV është i lidhur me aktivitetet seksuale të padëshirueshme.
Shtatzënia adoleshente
Shtatzënia e hershme rrit rrezikun për nënat dhe të porsalindurit e tyre. Edhe pse është bërë progres në uljen e shkallës së lindjeve në mesin e adoleshentëve, më shumë se 15 milion nga 135 milionë lindjeve në botë janë vajzat e moshës 15-19 vjeç.
Adoleshentët shtatzëna kanë më shumë gjasa për abort spontan se të rriturit. Është vlerësuar se 3 milion aborte spontane ndodhin çdo vit mes vajzave të moshës 15-19 vjeç. Komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes janë një shkak i rëndësishëm i vdekjes në mesin e vajzave të moshës 15-19 vjeç në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.
Përdorimi i substancave
Adoleshentët shumë më shumë përdorin cigare dhe alkool, rrezikojnë shëndetin e tyre, veçanërisht jetën e mëvonshme. Diku vajzat përdorin cigare dhe alkool pothuajse në mënyrë të barabartë si djemtë. Si për shembull, në Rajonin e OBSH-së në dy Amerika , 23% nga djemtë dhe 21% nga vajzat e moshës 13-15 vjeç, kanë deklaruar se pinë duhan në muajin e kaluar.
Të ushqyerit
Në 21 prej 41 vendeve me të dhëna, më shumë se një e treta e vajzave të moshës 15-19 janë anemik. Më së shumti për shkak të mungesës së hekurit rrit rrezikun e gjakderdhjes gjatë lindjes.
Gratë dhe vajzat janë të prekshme prej anemisë për shkak të (1) mungesës së hekurit në të ushqyerit e tyre, (2) humbja e gjakut menstrual dhe (3) të periudhave të rritjes së shpejtë.
Qershorë , 2016
Përgatiti: Branka Krstev
Burimi: www.who.int
|