PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 597 |
Vizitat (këtë muaj): | 39434 |
Vizitat (këtë vit): | 479813 |
Vizitat (totale): | 1473355 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Dita ndërkombëtare kundër keqpërdorimit dhe trafikimit ilegal me drogë 2014 E enjte ,26 qershor,2014
Veprim global për bashkësi të shëndoshë pa drogë
Dita ndërkombëtare të OKB-së për të luftuar përdorimin dhe trafikimin me drogë shënohet çdo vit me 26 qershor për të arritur ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme në shoqëri. Kjo ditë është mbështetur nga individë,bashkësi dhe organizata të ndryshme në mbarë botën.
Dita ndërkombëtare të OKB-së për të luftuar përdorimin dhe trafikimin me drogë shënohet çdo vit me 26 qershor për të arritur ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme në shoqëri. Kjo ditë është mbështetur nga individë,bashkësi dhe organizata të ndryshme në mbarë botën.
Çka ndërmarrin njerëzit?
Zyrat për drogë dhe krim në OKB (UNODC), gjatë viteve janë përfshirë në mënyrë aktive në fushata për të mobilizuar mbështetje për kontrollin e drogës. UNODC shpesh bashkohet me organizata tjera dhe i inkurajon njerëzit në shoqëri për të marrë pjesë aktive në këto fushata.
Prapavija
Sipas UNODC rreth 200 milion njerëz në mbarë botën janë përdorues të drogave të paligjshme të tilla si kokaina, marihuana,haluçinogjene, dhe qetësues hipnotik.
Në dhjetor të vitit 1987 Asambleja e përgjithshme e OKB-së vendosi që me 26 qershor ta shënojë Ditën ndërkombëtare kundër keqpërdorimit dhe trafikimit ilegal të drogës.
Kjo rezolutë rekomandon veprime të mëtutjeshme duke marrë parasysh raportin dhe përfundimin nga Konferenca Ndërkombëtare për keqpërdorimin dhe trafikimin ilegal me drogë, në vitin 1987. Duke ndjekur rezolutën prej vitit 1991 deri 2000 ishin të shpallur për ,, dekada e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër keqpërdorimit të drogës. Në vitin 1988 Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi një deklaratë politike e cila lidhet me problemet globale të drogës. Deklaratën e shprehin anëtarët e OKB-së për luftë me këtë problem.
|