PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 1277 |
Vizitat (këtë muaj): | 28673 |
Vizitat (këtë vit): | 469052 |
Vizitat (totale): | 1462594 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
DITA BOTËRORE E DAUN SINDROM
21 MARS, 2021
Dita botërore e Daun sindrom (WDSD), 21 mars, është një ditë globale e ndërgjegjësimit që OKB zyrtarisht e shënon që nga 2012. Në këtë ditë, njerëzit me Daun Sindromë dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta në të gjithë botën organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete dhe ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të krijuar një zë të vetëm global për përfaqësimin e të drejtave, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me Daun Sindromë.
ÇKA PARAQET DAUN SINDROM??
Daun Sindrom (ose Trisomia 21) është një çrregullim natyror kromozomal që ka qenë gjithmonë pjesë e gjendjes njerëzore, e kudogjendur në të gjitha linjat racore, gjinore ose socio-ekonomike në afërsisht 1 në 800 fëmijë sopalindur të gjallë, megjithëse ekziston një ndryshim i konsiderueshëm në të gjithë botën.
Daun Sindrom zakonisht shkakton shkallë të ndryshme të paaftësisë intelektuale dhe fizike dhe probleme shoqëruese mjekësore. Thjesht do të thotë që disa gjëra janë pak më të vështira për ta, se janë pak më ndryshe, por ndryshimet janë të mira. Njerëzit me Daun Sindromë mësojnë, qeshin, duan, jetojnë, ashtu si ne, nganjëherë ata gjithashtu zemërohen, trishtohen, nuk u pëlqejnë disa gjëra, ndihen të keq kur i shikojnë dhe thjesht duan të bashkohen me të gjithë të tjerët. Aty ku fëmijëve me Daun Sindromë dhe paaftësi të tjera u jepet mundësia të bashkohen, të gjithë fëmijët përfitojnë nga kjo dhe krijojnë ambiente miqësie, pranimi, respekti për të gjithë.
Mjedise gjithëpërfshirëse gjithashtu ndihmojnë të gjithë fëmijët sot të përgatiten për jetën nesër si të rritur, duke u mundësuar të rriturve me Daun Sindromë të jetojnë, punojnë dhe integrohen plotësisht në shoqëri, me besim dhe pavarësi, së bashku me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tyre.
Burimi: www.worlddownsyndromeday.org
|