Reparti i Higjienës së shëndetit mjedisor
AKTIVITETET:
Monitorimi dhe studimi i dietës dhe të ushqyerit të popullsisë
Me qëllim për të parandaluar sëmundjet që lidhen me ushqim të pasigurt në QSHP-Shkup kryhet kontroll laboratorik të ushqimit dhe pastërtinë e objekteve në të cilët përgatitet ushqim për objektet parashkollore dhe shkollore, konvikte dhe spitale.
Për këtë qëllim në bazë të shëndetit publik kombëtar në RM-së, pas kërkësës ose marrëveshjes nga kontrektuesi që merret me përgatitjen e ushqimit për qendrat kolektive, kryhen:
- njohuri eksperte në objektet në të cilën ushqimi është përgatitur;
- marrjen e briseve nga pajisjet, aparaturave për punë dhe enët, hapësira pune dhe çdo gjë tjetër në proçesin e përgatitjes vjen në kontakt me ushqimin, për analiz mikrobiologjike e të njëjtave;
- marrjen e mostrave të ushqimit për analiza laboratorike (mikrobiologjike dhe kimike)
Bazuar në rezultatet e arritura është përgatitur raport me analiza dhe vlerësimin e rezikut shëndetësor për sigurin e ushqimit dhe gjëra që janë në kontakt me ushqimin dhe e njëjta dorëzohet te konsumatori.
Përveç kontrollit të sigurisë së ushqimit kryhet dhe kontrolli i cilësisë ajo është vlera biologjike e ushqimit e cila përgatitet në shtëpit shkollore , parashkollore , konviktet studentore dhe nxënësve në territorin që mbulon QSHP- Shkup.
Me qëllim që të përcaktohet futja mesatare e materieve ushqyese e cila mundëson mirëmbajtjen e shëndetit në këto grupe të popullsisë, analizohen ushqimet e pregatitura gjatë gjithë ditës në këto institucione.
Shqyrtohet vlera e energjis së ushqimit, përfaqësimin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve, si dhe vitaminave dhe mineraleve në përbërjen e përgatitjeve ushqimore.
Bazuar në rezultatet e arritura dhe në krahasim me standardet e rekomanduara për çdo grup të popullsis përgatitet një analiz dhe vlerësim të cilësisë së ushqimit dhe parregullsive të mundëshme të njëjtave.
Ndjekja e statusit të ushqimit tek fëmijëtët parashkollor dhe shkollor në funksion të zbulimit të hershëm të prekursorëve të rreziqeve shëndetësore të mundshme të sëmundjeve jo të transmetueshme kronike
Në përfaqësim të vaçant të mostrës fëmijët në rajon të cilët i mbulon QSHP-Shkup kryhen analiza antropometrike në përputhje me metodologjin e paraqitur nga ISHP dhe sipas standardeve të rekomanduara për rritjen dhe zhvillimin (OBSH 2006,OBSH 2007), vlerësohet statusi ushqyes e çdo fëmije individualisht dhe në grup popullsisë së bashku.
Për këtë qëllim një mostër përfaqësuese e fëmijëve të moshës nga 4 deri në 5 vjet klasën e parë, klasën e pestë dhe viti i parë në shkollë të mesme matet gjatësia e trupit,
pesha, madhësia në krahun e sipërm, madhësia në bel dhe kuke.
Të dhënat e përfituara janë të përpunuara me metodologjinë e softuerit sipas rekomandimit të OBSH.
Bazuar në të dhënat e marra është vlerësuar statusi ushqimor të secilit fëmi individual dhe grupit të popullsisë së bashku.
Mbikëqyrja shëndetësore e personave
Çdo person që punon në prodhimin dhe tregtinë e ushqimit, në organizatat parashkollore, shkollore dhe shëndetësore, si dhe njerëzit që punojnë me prodhimin dhe tregtinë e barnave, vegla mjekësore, paisje barnave shtesë dhe preparate kozmetike e duhur është të ketë të kryer inspektimin sanitar shëndetësor. Qëllimi i këtij shqyrtimi është të përcaktoj nëse personi është i infektuar nga ndonjë sëmundje ngjitëse ose mundet të jetë bartës bacilli. Me këtë shqyrtim kryhet kontroll mikrobiologjike të brisit nga hunda, fyti dhe koprokultur ose vetëm bris nga hunda dhe fyti.
Mënyra, lloji dhe dinamika e këtyre rishikimeve është rregulluar me ligj me regullatorin për mënyrën e kontrolleve shëndetësore sanitare.
Aktivitetet sanitare higjienike
Në bazë të legjislacionit vendas, trendet ndërkombëtare, aktet dhe strategjitë Qendra për Shëndet Publik – Shkup e realizon permes:
- Vlerësimi i rreziqeve shëndetësore mjedisore në lidhje me cilësin dhe furnizimin e ujit si dhe vendosjen e të dhënave shëndetësore të furnizimit me ujë
- monitorimin, zbatimin dhe propozimin e masave për furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm shëndetësor;
- mbikëqyrjen sanitare të objekteve të ujësjellësve, mbi burimet dhe mjedisin e tyre;
- monitorimin e sigurisë shëndetësore të ujit të pijshëm me analizat bakteriologjike dhe fiziko kimike, në vëllim për analizë themelore, periodike, për procedurat e reja dhe pas sugjerimeve sanitaro-epidemiologjike;
- monitorimin e cilësisë higjienike të sipërfaqes dhe ujërave të zeza nga aspekti shëndetësor ekologjik;
- Vlerësimin e rrezikut për shëndetin e mjedisit të ujit për larje dhe argëtim në pishina të hapura dhe të mbyllura nëpërmjet mbykëqyrjes sanitare-higjienike me analiza të ujit bakteriologjike dhe fiziko kimike;
- Vlerësimin e rrezikut për shëndetin e mjedisit nga cilësia e ujërave sipërfaqësore dhe të zeza nga aspekti shëndetësor me analiza bakteriologjike dhe fiziko- kimike;
- Vlerësimin e rrezikut për shëndetin e mjedisit për cilësin e ajrit higjienik nëpërmjet monitorimit dhe hetimit të ndotësve, propozimin e masave për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe monitorimin e ndikimin e ajrit të ndotur në shëndetin e njerëzve nëpërmjet përpunimit të morbiditetit të sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët parashkollor dhe shkollor
- Vlerësimin e rrezikut për shëndetin e mjedisit për zhurmën e dëmshme në ambijentin jetësor përmes matjes së nivelit të zhurmës komunale dhe vlerësimin e efekteve negative nga zhurma tek popullata e ekspozuar nëpërmjet pyetësorve të standartizuar tek mostrat përfaqësuese.
Monitorimi në saktësinë shëndetësore të produkteve ushqimore me analiza bakteriologjike dhe analiza themelore sanitare dhe kimike
Kontrolli i ushqimit është një veprimtari e detyrueshme e zgjeruar nga autoritetet kombëtare për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e ushqimit të përgjithshëm, trajtimin me atë, ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen në mënyrë
që të sigurohet dhe njëjta të jetë e sigurt, e shëndetshme dhe përputhet me ushqimin e njeriut:që përmbush standartet e cilësis dhe sigurisë dhe saktësisht dëshmohet sipas ligjeve të zbatueshme.
QSHP – Shkup me veprimtarin e saj i përket sistemit të kontrollit të sigurisë ushqimore në R.Maqedonisë.
Më saktë në laboratorët për ushqim në QSHP-Shkup, kryhen shqyrtime në sigurin e produkteve dhe jep mendim ekspertësh për sigurin ushqimore për përdorim të njeriut.
Në bazë të rezultateve laboratorike shërbimet e inspektimit më tutje veprojnë, ose lejojnë importin dhe tregtimin e ushqimit nëse e njejta është e sigurt për njeriun dhe nuk ekziston rreziku nga përdorimi i saj.
Për të bërë vlersimin e duhur të cilësisë dhe sigurisë të një produkti, para se gjithash, është e nevojshme të merret një mostër të produkteve ushqimore, për analiza mikrobiologjike dhe kimike dhe të njëjtat të transportohen në laboratorët përkatëse. Mostra e produkteve ushqimore, ujit të pijshëm, minerale, ujërave nëntoksore dhe sipërfaqësore është kryer në vend nga ana e ekipeve tona eksperte të cilat pastaj në mënyrë të përshtatshme, kompetente i shpërndajnë mostrat e marra nga ushqimi dhe uji deri në laboratorët e QSHP –së Shkup, në përputhje me standardet internacionale.
Ekzaminimi mikrobiologjik, në përputhje me legjilacionin kombëtar për sigurinë mikrobiologjike të ushqimit përfshin ekzaminimin mikrobiologjik: Samonella, staphylococci coagualase pozitiv, sulfite clostridia, Escherichia Coli, numri i përgjithshëm i baktereve të gjalla, tharma dhe myku, në varësi nga grupet e produkteve ushqimore .
Ekzaminimi kimik kryhet me qëllim për të përcaktuar përbërjen kimike/cilësin e ushqimit dhe praninë e shtesave të caktuara ose ndotësve të tjerë në ushqim (metalet e rënda, pesticideve dhe mykotoksinat).
Përbërja kimike e produkteve ushqimore është e rregulluar me aktet ligjore dhe nënligjore (rregullat) për çdo grup të produkteve ushqimore në të cilën janë të përshkruara normat e cilësisë. Çdo produkt duhet të përmbush standardet e përshkruara në këto rregulla ose në standardet ndërkombëtare.
Në kuadër të Repartit të Higjienës së mjedisit shëndetësor përfshihen laboratoret kimike të cilat janë të ndara në varësi nga zonat e shqyrtimit në dy seksione:
- Reparti për kimi sanitare ku shqyrtohet: siguria shëndetësore, cilësia dhe shtesat e ushqimit, ndotjet e ushqimit të tilla si: metale të rënda, pesticide dhe mykotoksinat, uji të pijshëm, si dhe ujë nga pishinat për rekreacion, objektet për përdorim të përgjithshëm.
- Reparti për toksikologji ku shqyrtohet: cilësia e ajrit në zonën e qytetit të Shkupit, ujëra sipërfaqësor nga lumenjt, liqene natyrore dhe artificiale në rrethinën e qytetit, ujërat e zeza nga industrit e ndryshme.
- Laboratorët për analiza kimike në Repartin për Higjienë
- Laboratori për sigurinë e shëndetit, cilësin dhe shtesat e ushqimit
- Laboratori për objektet për përdorim të përgjithshëm
- Laboratori për ujë të pijshëm dhe ujëra sipërfaqësore për rekreacion- pishina
- Laboratori për ndotjen e ajrit
- Laboratori për ujëra të zeza dhe sipërfaqësore nga lumenjt dhe liqenet
- Laboratori për pesticide
- Laboratori për mykotoksine
- Laboratori për metale të rënda
Laboratorët për testimet mikrobiologjike dhe kimike të ushqimit dhe ujit janë të çertifikuara dhe akredituara sipas standarteve ndërkombëtare: ISO9001/2008 (çertifikata e dytë realizuar në vitin 2010) dhe të akredituara në përputhje me kërkesat e standartit ISO 17025/2006 për të provuar kompetencën e laboratorëve të testimit ( nga viti 2010).