PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 424 |
Vizitat (këtë muaj): | 7704 |
Vizitat (këtë vit): | 7704 |
Vizitat (totale): | 1484733 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
FRUTHI
Fruthi është një sëmundje akute virale, ngjitëse, e cila transmetohet me rrugë aerogjene-spërkla ( teshtitje, kollitje ose në kontakt të drejtpërdrejtë me sekrecione të gojës dhe hundës të personave të infektuar).
Ndjeshmëria e popullsisë është e përgjithshme, që do të thotë se 90% e atyre që kanë ardhur në kontakt të ngushtë me njerëzit e infektuar dhe nuk kanë imunitet të mirë do të infektohen.
Periudha e inkubacionit të sëmundjes-periudhë kur nuk ka simptoma, zakonisht është
10-12 ditë, pastaj vijon periudha prodromale me temperatura të lartë, rrjedhja e hundës, konjuktiviti dhe zakonisht zgjat 2-4 ditë,pastaj vijon stadiumi i puçërrave që manifestohet me skuqje makulopapuloze me pika në lëkurë, e cila zakonisht fillon në kokë dhe fytyrë dhe pastaj përhapet në të gjithë trupin.
Skuqja zgjat për 5-6 ditë dhe më pas zhduket në të njëjtën kohe siç u shfaq me qërimin e lëkurës.
Shenjë karakteristike e kësaj sëmundjeje është njollat e Koplikut që shfaqen në membranën e mukozës (brenda gojës) dhe fytit , të cilat janë të pranishme 1-2 ditë para dhe pas skuqjes.Pas kalimit të sëmundjes mbetet imunitet i përjetëshëm.
Pacienti i prekur nga fruthi konsiderohet infektuese (dmth. Mund të transmetojë sëmundjen) 4 ditë para dhe 4 ditë pas skuqjes.
Fruthi zakonisht kalonë si sëmundje e lehtë , por ndodhja e komplikimeve është prezente tek fëmijët më të vegjël - nën 5 vjeç dhe te të rriturit mbi 20 vjet.
Komplikimet më të shpeshta janë diarreja, inflamacioni i veshit të mesëm, inflamacioni i mushkërive të bardha –pneumonia ku është edhe shkaku kryesor i vdekjes te fëmijët, verbëria, encefaliti - inflamacioni i trurit - shkaku i shpeshtë i vdekjes te të rriturit, si dhe abortet spontane ose lindjet e parakohshme te gratë shtatzëna.
Një ndërlikim karakteristik i veçantë është panencefaliti subakut sklerozant, dmth ndryshimet degjenerative në sistemin nervor qendror, të cilat konsiderohen si rezultat i prezencës së vazhdueshme të virusit në trup dhe që zakonisht ndodh 7 deri në 10 vjet pas kalimit të fruthit.
Para se të futet vaksinimi, fruthi ishte shkaku i vdekjes te miliona fëmijë në mbarë botën, ose rreth 2,000,000 raste në vit, sipas vlerësimeve të OBSH.
Edhe pse vdekshmëria nga fruthi sot është zvogëluar në mënyrë drastike - për 75% që nga futja e vaksinimit, konsiderohet ende se fruthi është shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve nga sëmundjet vaksinopreventabile(sëmundjet që
parandalohen me ane të vaksinimit), sipas OBSH-së 145,000 raste të vdekjes në vitin 2013.
Për fruthin nuk egziston bar për shërim. I vetmi barë është VAKSINIMI.
Në vendin tonë vaksinimi është zbatuar që nga viti 1972 me një vaksinë monovalente.
Në vitin 1983, filloi të aplikohet vaksina trevalente e cila përfshin mbrojtjen kundër fruthit , rubeolës dhe shytave.
Vaksinimi bëhej me aplikimin e vaksinës në moshën 13 muaj. Në vitin 1987, u fut revaksina në moshën 7 vjeçe me një vaksinë monovalente vetëm kundër fruthit. Që nga viti 1997, revaksinimi monovalent zëvendësohet nga vaksinën trevalente (MRP). Në vitin 2010, revaksinimi zhvendoset në moshën 6 vjeç.
Vaksinimi siguron imunitet solid te 99% te individët e vaksinuar.
Është shumë e rëndësishme që mbulimi i vaksinimit të jetë mbi 95% , pasi kjo mundëson imunitet të përbashkët kolektiv, i cili gjithashtu do të sigurojë mbrojtje të vaksinuarve dhe atyre që nuk janë të mbrojtur nga vaksinimi për arsye të ndryshme dhe do të ndikohet dhe për të zvogëluar mundësinë e një sëmundjeje epidemike
dr. Marija Goçevska
spec.epidemilog
|