PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 1698 |
Vizitat (këtë muaj): | 38613 |
Vizitat (këtë vit): | 478992 |
Vizitat (totale): | 1472534 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Historia
Qendra e Shëndetit Publik – Shkup është shtëpi publike e shëndetit e cila kryen parandalim të specializuar të kujdesit shëndetësor. E themeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 6 korrik të vitit 1993. Fillimet e organizuara të parandalimit të kujdesit shëndetësor janë nga vitet e 20-ta të shekullit të kaluar. Aktivitetin e përgjithshëm për të ruajtur shëndetin fizik të populsisë e ka kryer Instituti i Higjienës i cili ka filluar të punoj në vitin 1925.
Në vitin 1934 është hapur stacion për parandalimin e malaries dhe çrrënosjen e njollave të tifosit në lagjen Çair në Shkup. Sot në atë objekt është e vendosur shërbimi për dezinfektim, tymosje, çrrënosje dhe larje e cila punon në kuadër të Qendrës. Në vitin 1951 është formuar Enti për Ruajtjen e Shëndetit në të cilën kan funksionuar shërbimet parandaluese shëndetësore. |
Në vitin 1970 është integruar në Shtëpia e Shëndetit të qytetit të Shkupit, ndërsa nga mesi i viteve 80-ta në kuadër të OOZT Ente për Mjekësi Parandaluese.
Me ligjin për mbrojtjen e shëndetit e miratuar në vitin 1991 ky institucion e mori emrin Enti për Ruajtjen e Shëndetit Shkup ndërsa nga 1994 është ndar nga Shtëpia e Shëndetit – Shkup dhe funkcionon si e pavarur Shtëpia e Shëndetit Publik – Enti për Ruajtjen e Shëndetit – Shkup, me aktivitetet aktuale, repartet dhe strukturën organizative.
Me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e shëndetit, nga 29 maj viti 2009, instuticioni e mori emrin aktual Qendra e Shëndetit Publik – Shkup. Në përpythje me Ligjin për mbrojtjen e shëndetit Qendra e Shëndetit Publik – Shkup monitoron, heton dhe studion gjendjen shëndetësore të popullsisë, shkaqet për paraqitjen dhe përhapjen e sëmundjeve infektuese dhe të tjera nga rëndësia socio-mjekësore, si dhe ndikimin e faktorëve ekologjik rreth shëndetit. Propozon dhe ndërmerr masa për shkak mbrojtjes dhe përparimin e shëndetit të njerëzve në teritorin e plotë të qytetit të Shkupit.
|