PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 449 |
Vizitat (këtë muaj): | 4867 |
Vizitat (këtë vit): | 4867 |
Vizitat (totale): | 1481896 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Kanceri
Kanceri është shkaku më i rëndësishëm i vdekjes dhe sëmundjes në Evropë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Kanceri në shumë raste mund të shmanget, ndërsa zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë e kurimit. OBSH në Rajonin Evropian ju ndihmon vendeve të zhvillojnë programe nacionale për kontroll të kancerit. Agjencia Ndërkombëtare e Kontrollit të Kancerit (IARC) është një organ i OBSH-së i specializuar në këtë fushë. Ajo koordinon dhe kryen hulumtime për shkaqet dhe zhvillon strategji shkencore për parandalimin dhe kontrollin e kancerit.
Agjencia Ndërkombëtare e Kontrollit të Kancerit, IARC, e shënon muajin për ngritjen e vetëdijes për kancerin në qafën e mitrës
2 Janar 2020
Gjatë muajit janar, Agjencia Ndërkombëtare e Kontrollit të Kancerit- IARC, e shënon Muajin për ngritjen e vetëdijes për kancerin në qafën e mitrës me varg shënime, duke përfshirë tviterin, intervista dhe infograme.
Në vitin 2018, sipas vlerësimeve, në botë, 570 000 gra u diagnostikuan me kancer në qafën e mitrës dhe rreth 311 00 gra kanë vdekur nga kjo sëmundje.
Infeksioni i vazhdueshëm me lloje të rrezikut të lartë të papillomavirusit njerëzor (HPV) është shkaku kryesor i kancerit në qafën e mitrës. Kanceri i qafës së mitrës është një nga format e kancerit i cili është më parandalues dhe i cili mund të shërohet, për shkak se ekzistojnë vaksina të cilat mbrojnë nga rreziku i lartë, dhe skrining programet mund të zbulojnë shenjat e sëmundjes në një fazë të hershme, gjë që mundëson trajtimin dhe menaxhimin e suksesshëm.
Prandaj, nisma globale e kësaj sëmundje është që të eliminohet si një problem shëndetësor-publik.
-------------------------------------------------------------------------------------------
Janar 2020
Burimi: https://www.iarc.fr/
Përpiloi: prim. dr. sci. Vesna Spirova, spec. i mjekësisë sociale
|