PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 326 |
Vizitat (këtë muaj): | 41158 |
Vizitat (këtë vit): | 424154 |
Vizitat (totale): | 1417696 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Si të mbrohemi nga gripi sezonal ?
Gripi (Influenca) është një sëmundje infektive e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi i influencës. Mund të shkaktojë sëmundje të lehta dhe të rënda, dhe nganjëherë mund të çojë edhe deri në vdekje.
Gripi është i ndryshëm nga ftohja e zakonshme. Gripi zakonisht vjen përnjeher. Njerëzit që janë të sëmurë me grip shpesh ndiejnë disa ose të gjitha nga këto simptoma:
-Ethe
-Kollitje
-Ndezje e fytit
- Bllokimi i hundës
-Dhimbje në muskuj apo në trupi
- Dhimbje koke
- Lodhje
Disa pacientë mund të kenë të vjellja dhe diarre, edhe pse kjo është më e zakonshme tek fëmijët sesa tek të rriturit.
Shumica e njerëzve që marrin gripin do të shërohen brenda pak ditësh ose deri në dy javë, por disa njerëz do të zhvillojnë komplikime (si pneumonia) si pasojë e gripit, disa prej të cilave mund të jenë kërcënuese për jetën dhe të rezultojnë me vdekje.
Inflamacioni i sinuseve dhe infeksioneve të veshëve janë shembuj të komplikimeve të gripit, ndërsa pneumonia është një komplikacion serioz i gripit që mund të lindë si pasojë e një infeksioni individual me virusin e gripit ose bashkë-infeksion nga virusi i gripit dhe baktereve.
Inflamacioni i sinuseve dhe infeksioneve të veshëve janë shembuj të komplikimeve të moderuara të gripit, ndërsa pneumonia është një komplikacion serioz i influencës që mund të lindë si pasojë e një infeksioni individual me virusin e influencës ose bashkë-infeksion nga virusi i influencës dhe bakterial.
Gripi gjithashtu mund të përkeqësojë problemet kronike mjekësore. Për shembull, njerëzit me astmë mund të përjetojnë sulme të astmës deri sa janë me grip, dhe njerëzit me sëmundje kronike të zemrës mund të përjetojnë një përkeqësim të kësaj gjendjeje të shkaktuar nga gripi.
Gjithkush mund të sëmuret nga gripi (madje edhe njerëz të shëndetshëm), dhe probleme serioze të lidhura me gripin mund të shfaqen në çdo moshë, por disa njerëz janë në rrezik të lartë të komplikimeve serioze të lidhura me gripin nëse sëmuren.
Kjo përfshin njerëz të moshës 65 vjeç dhe persona më të moshuar, persona të moshave të ndryshme me gjendje kronike (siç është astma, diabeti apo sëmundjet e zemrës), gratë shtatzëna dhe fëmijët më të vegjël se 5 vjet, por veçanërisht ato më të rinj se 2 vjet.
MASAT PËR PARANDALIMIN E GRIPIT
- Shmangni kontakt të ngushtë me njerëz të sëmurë. Kur jeni i sëmurë, qëndroni larg nga të tjerët për t'i mbrojtur ata nga sëmundjet.
- Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi dhe dilni nga puna, shkolla dhe detyrat kur jeni TË sëmurë. Kjo do të ndihmojë parandalimin e përhapjes së sëmundjes tuaj te të tjerët.
- Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni ose teshtini. Ajo mundë të parandalojë ata që janë rreth jush që të mos sëmuren.
- Lini hapësirë të mjaftueshme mes jush dhe njerëzve që janë të sëmurë, teshtitin apo kolliten.
- Larja e shpeshtë e duarve ju ndihmonë të mbroni veten nga viruset. Nëse sapuni dhe uji nuk janë në dispozicion, përdorni produkte me bazë alkooli. Duart e pastra shpëtojnë jetën!
- Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duart tuaja. Gripi shpesh përhapet kur një person prek diçka që është i ndotur me viruse dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën.
-Bëni gjum të mjaftueshëm, të jeni fiyikisht aktiv, ta menaxhoni stresin, pini shumë lëngje dhe hani ushqime të shëndetshëm.
- Pastroni dhe dezinfekoni sipërfaqet e prekura shpesh në shtëpi, në punë ose në shkollë, sidomos kur dikush është i sëmurë.
- Përdorni dezinfektues kur pastroni në shtëpi, veçanërisht në banjë dhe kuzhinë.
- Mbani takime në zyra në dhoma të mëdha me ventilim të mirë. Ajrosni hapësirat të paktën një herë në ditë.
- pranoni vaksinë kundër gripit. Vaksinat janë mënyra më e sigurt për të parandaluar gripin. Periudha më e mirë për vaksinimin e gripit është në tetor dhe nëntor, megjithëse ju mund të merrni vaksinën edhe më vonë, gjatë sezonit të gripit.
Merrni vaksinë kundër gripit çdo vit. Viruset e influencës ndryshojnë vazhdimisht dhe vaksinat e reja jepen çdo vit për të mbrojtur kundër llojeve të reja.
Qendra e Shëndetit Publik - Shkup ofron vaksina falas kundër gripit për personat mbi 65 vjeç.
E gjitha që ju nevojitet është një udhëzim nga mjeku i juaj amë për në Qendrën e Shëndetit Publik, Shërbimi i Epidemiologjisë.
|