PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 868 |
Vizitat (këtë muaj): | 18693 |
Vizitat (këtë vit): | 128716 |
Vizitat (totale): | 1122258 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Sa është i sigurt ushqimi juaj? Nga ara deri në pjatë, bëjeni ushqimin e sigurt |
Çfarë ka në ushqimin tuaj? Prej nga vijnë përbërësit? A janë ato të mira dhe a janë të përgatitura mirë në çdo kohë duke filluar nga ara e deri në pjatë?
Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit, OBSH interesohet për mënyrën e veprimit ku i bën thirrje prodhuesit, kreatorët e politikës dhe opinionin që ta promovojnë sigurinë e ushqimit.
Shumica e njerëzve gjatë jetës së tyre do të përjetojnë sëmundje që transmetohen nëpërmjet ushqimit dhe ujit. Kjo e dallon rëndësinë që të jemi të sigurt se ushqimi që ne e konsumojmë nuk është i kontaminuar me baktere potenciale të dëmshme, parazitë, viruse, toksina dhe kimikate.
“Siguria e ushqimit: Nga ara deri në pjatë, bëjeni ushqimin e sigurt’’ është tema e Ditës Botërore e shëndetit në 2015-ën. Kjo ditë fokusohet në rëndësinë e sigurisë ushqimore përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor në një botë të globalizuar, në prodhimtarin dhe transportin, deri në përgatitjen dhe shpenzimin.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, procesi në të cilën ushqimi vjen nga ara deri në pjatë, është e ndryshuar në mënyrë drastike. Kontaminimi i ushqimit që ndodhë në një vend mund të ndikojë mbi shëndetin e konsumatorëve në të vilën jetojnë në anën tjetër të planetit. Kjo do të thotë se secili në zinxhirin e prodhimit, nga prodhuesi deri te konsumatori, duhet ta ndjek praktikën për trajtimin e sigurt të ushqimit.
10 faktet për sigurinë e ushqimit
- Më shumë se 200 sëmundje përhapen përmes ushqimit
- Ushqimi i kontaminuar mund të shkaktojë probleme shëndetësore afatgjate
- Sëmundjet të cilat transmetohen përmes ushqimit ndikojnë më shumë mbi grupet e ndjeshme të njerëzve në lidhje me grupet tjera
- Ekzistojnë shumë mundësi për kontaminimin e ushqimit
- Globalizimi e bën sigurinë e ushqimit më të ndërlikuar dhe të rëndësishëm
- Siguria e ushqimit është multisektoral dhe multidisiplinar
- Kontaminimi i ushqimit, gjithashtu , ndikon në ekonomin dhe shoqërinë në përgjithësi
- Disa baktere të dëmshme bëhen rezistente ndaj trajtimit me barna
- Gjithkush ka rolin e vet në ruajtjen e sigurisë së ushqimit
- Konsumatorët duhen të jenë mirë të informuar për mënyrën e rruajtjes së ushqimit të sigurt .
Burimi: OBSH, 2015
Përgaditi:Branka Krstev, punëtorë i diplomuar social
|