Dispozita të përgjithshme
Ky kod i etikës nuk kërkon obligime të reja për punonjësit, por vetëm me shkrim përcakton standardet të pranuara ndërkombëtare dhe të punësuarit në ISHP QSHP- Shkup i kanë vendosur në punën e tyre shumë vjeçare, me qëllim të optimizuar në punën profesionale. Të punësuarit në ISHP QSHP- Shkup janë të detyruar ti përmbahen standardeve më të larta të etikës, integritetit dhe ndershmërisë në çdo kontakt me klientët ekzistues dhe potencial, duke dhënë kontributin e plotë për të ndërtuar reputacion, efikasitet ,fitimprurës dhe kualitet në punën e institucionit shëndetësor publik. Të punësuarit duhet të kujdesen për obligimet e tyre profesionale për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin dhe në këtë kuptim duhet të iniciojë respektim të ligjit për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e klientëve te tyre.
Dispozita të veçanta
Rregullat e kodit janë të bazuar në parimet e mëposhtme:
1.Parimi i ligjshmërisë në punë
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar të punojë në mënyrë ligjore dhe nën aktet ligjore të cilat i rregullojnë në punën e tyre si punëtor shëndetësor dhe bashkëpunëtor, si dhe ne përputhje me Statutin në ISHP QSHP-Shkup.
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar të mundësoj kontroll të qetë dhe reputacion në punën e tyre, sikur të brendshme, si dhe ashtu prej organeve te jashtëm të autorizuar.
§ Të punësuarit nuk guxojnë ti ndihmojnë në shkeljen e ligjshmërisë, dhe në qoftë se vërejnë duhet ta njoftojnë me shkrim punëdhënësin.
2.Parim i integritetit
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup duhet të veproj në mënyrë të ndershme dhe në interes më të mirë për klientin, në ISHP QSHP-Shkup, si dhe në integritetin e tregut.
3. Parim i sjelljes profesionale
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar në mënyrë cilësore,me kohë,në mënyrë efikase dhe me shpenzime sa më të ulëta ti kryejnë obligimet e punës -Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar të vijë rregullisht, i veshur mirë, dhe në kohë të duhur, si dhe i obliguar të vishet me uniformë pune të hekurosur -Çdo i punësuar në ISHP QSHP- Shkup është i obliguar që takimet e biznesit ti mbajë vetëm në zyret e Qendrës për Shëndet Publik ose tek konsumatorët.-Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup duhet të përmbahet nga çdo veprim që mund të diskreditohet apo të komprometohet ISHP QSHP-Shkup.-Aktivitete e jashtme te punësuarve nuk duhet ta dëmtojnë reputacionin e ISHP QSHP-Shkup dhe kryerjen e funksioneve të tyre. -Në kryerjen e detyrave profesionale,i punësuari është i detyruar të veprojë i civilizuar, i sjellshëm dhe profesional në të gjithë kohën dhe në të gjithë komunikimin , me gojë apo me shkrim, për të gjithë konsumatorët, si dhe ne marrëdhënie të ndërsjellët me punëdhënësin dhe kolegët.
4 .Parim i marrëdhënies profesionale ndaj klientit
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar që klientët ti shërbej gjithmonë me buzëqeshje me respekt, dhe asnjëherë mos te sillen superior,poshtërues apo indiferent.
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup duhet ti shmangur para klientëve të kryen aktivitetet personale (ngrënia, pirja e duhanit,lexim i gazetave apo materiale të tjera të shtypura që nuk janë të lidhur me punën e tyre etj.)
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup në mënyrë paqësore dhe me durim duhet ti zgjedh mosmarrëveshjet dhe problemet që mund të lindin komunikime me klientin.
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar që menjëherë dhe në mënyrë të barabartë ti shërbej klientët.
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup janë të detyruar ti japin informacion të saktë dhe të plotë klientit dhe ti propozojë shërbimet që janë më të përshtatshme për klientin.
§ Të punësuarit në ISHP QSHP-Shkup nuk duhet të ndërhyjnë në bisedat politike me klientët.
§ Në marrëdhëniet me partnerët e biznesit në ISHP QSHP-Shkup i punësuari duhet patjetër të kujdeset për besueshmërinë e informacionit të dhënë. I punësuari duhet patjetër ti shmanget dhënies së deklaratave apo të hyje në marrëdhënie me klientin,që është kundër ligjit apo kur i jep klientit të drejtë të veproj kundër interesave të ISHP QSHP-Shkup. Duhet të këmbëngul që këto marrëdhënie të jenë në vazhdimësi dhe të jenë profesionale për të gjithë periudhën.
5. Parim i informacionit
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar që të jetë i informuar të paktën me informacione themelore dhe për shërbimet që i ofron ISHP QSHP-Shkup, për shkak të afrueshmërisë për secilin dhe në çdo vend.
6. Parim i kompetencës profesionale
§ Të gjitha njohurit e përfituara me arsimimin e rregullt apo me përkryerje shtesë, të punësuarit janë të detyruar ti përdorin në kryerjen e detyrave të tyre,ku do të kontribuojnë përparimin në punë dhe profesionalizim në ISHP QSHP- Shkup, si dhe të tregojnë interes dhe iniciativë për rritjen e ekspertizës dhe vëllimin e punës
7. Parim i besueshmërisë të informacioneve
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar rreptësishtë të përmbahet ndaj dispozitave të besueshmërisë dhe diskrecionit si dhe në marrëdhënie me klientët dhe kolegët, mos gjuajtja e dokumenteve në mbeturina të cilët lehtë mund të përbëhen dhe të lexohen.
§ Në punën e tyre dhe në marrëdhëniet e dyanshme me punëdhënësin dhe kolegët, me organet e udhëheqjes, me organe të tjera dhe institucione, veçanërisht në marrëdhënie me partneret e biznesit, të punësuarit duhet të udhëhiqen me principet e ndershmërisë, paanshmërisë dhe trajtim të barabartë ndaj të gjithë pjesëmarrësve,mbrojtjen e biznesit dhe sekretin profesional i vepruar në interes të ISHP QSHP-Shkup dhe në periudhën kohore prej 5vjete pas përfundimit të punësimit.
8. Parim i shmangies së konflikteve ne interes
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar ta lajmëroj udhëheqësin drejtpërdrejte, të gjitha marrëdhëniet apo interesat të cilat mund ti sjellin deri në konflikt të interesave në kryerjen e detyrave të dhëna dhe në rast të tillë duhet menjëherë të distancohet nga pjesëmarrja në vendimmarrje.
§ Të punësuarit nuk mund të marrin pjesë në punë,ku janë në kundërshtim në interesat e ISHP QSHP-Shkup presin materiale të drejtpërdrejta apo tërthortë ose përfitim tjetër. Nën fitimin e materialeve apo ndonjë interes tjetër kuptohet dhe fitim në materiale apo interes tjetër edhe tek: bashkëshorti/ja, fëmijët,personat e tjerë juridik ose fizikë,përmes të cilës të punësuarit tërthorazi do të fitojnë përfitim financiar apo tjetër interes. I punësuari punon vetëm dhe kryesisht për ISHP QSHP-Shkup dhe jo për qëllimet e tyre personale.
9. Parim për ndalim të marrjes së dhuratave
§ Çdo i punësuar në ISHP QSHP-Shkup nuk guxon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorë të kërkojë apo të pranojë dhurata, shërbim apo përfitim tjetër nga personi i tretë, me qellim që të marrin të njëjtin trajtim preferencial për vete apo për një tjetër, në çdo pikëpamje apo fushëveprimi i punës në ISHP QSHP-Shkup. Dhurata e bashkëshortit/ës apo të fëmijëve do të konsiderohet si një dhuratë e dhënë për punonjësin,nëse është në kryerjen e detyrës së tij.
§ Të punësuarit duhet ta refuzojnë çdo dhuratë të ofruar përveç nëse: është e dhënë publikisht në vlerë simbolike.
10. Parim i shfaqjes publike dhe publicitetit
§ Kur i punësuari si individ publikisht komenton punën në ISHP QSHP-Shkup ose shfaqet në emrin e tij , mendimet e tij duhen të përputhen me mendimet oficiale të ISHP QSHP-Shkup.
§ Për nxjerrjen e çfarëdo informacioni për punën e ISHP QSHP-Shkup për mjetet e informimit publik, është i nevojshëm dhe pëlqimi paraprak i Drejtorit të ISHP QSHP-Shkup.
11. Parim i respektimit të bashkëpunëtorit
§ Të punësuarit në ISHP QSHP-Shkup janë të detyruar që të drejtat dhe interesat e bashkëpunëtorit ti rruajnë si personalet.
§ Çdo i punësuar është i detyruar në komunikimin e drejtpërdrejt të biznesit me bashkëpunëtorët të shfaqet durueshëm, i sjellshëm dhe bashkëpunues, me ton normal.
§ I punësuari në ISHP QSHP-Shkup është i detyruar të përkujdeset në marrëdhënie njerëzore dhe bashkëpunime, të ndërtuara mbi parimet reciproke, respektim dhe tolerancë.
12. Parim i konkurrencës luajal
I punësuari është i detyruar që të ndërtojë marrëdhënie të mira me konkurrentët, dhe pastaj ta rruaj sekretin e biznesit të ISHP QSHP-Shkup.
Dispozita përfundimtare- Mosrespektimi i lartpërmendur te punonjësit tërheq përgjegjësi, për të cilën përkatësisht do të jetë i sanksionuar në përputhje me ligjet rregullore dhe aktet e brendshme të organizatës.
Ky kodeks hyn ne forcë prej ditës kur është e nënshkruar nga ana e Drejtorit të ISHP QSHP-Shkup.
10.10.2011 , Shkup Drejtor
D-r. Shemsi Musa
Specialist i Higjienës